Kompania jugkoreane Samsung ka prezantuar telefonin më të ri Galaxy S20 që vjen në tre opsione S20, S20+ dhe S20 Ultra, që ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre personave të apasionuar pas kësaj marke.

Por, ajo çfarë po cilësohet si revolucion në këtë seri të telefonave është kamera e avancuar, që në gjuhën e teknologjisë informative përdoret si “zoom in” (afrim).

Zyrtarë të kësaj kompanie pretendojnë se prodhimi i këtij  telefoni ka sjellë inovacione të papara, e ndër to është edhe zoom in x100 që ndihmon personat, në veçanti me shikim të dobët të dallojnë gjësendet e ndryshme që janë larg dhe nuk mund të afrohen për t’i parë më mirë.

Samsung rebuilt #Galaxy S20's camera system — powered by AI and taking smartphone photography to the next level. Here the Space Zoom feature gets an up close image, even from far away. #SamsungEvent #Unpacked pic.twitter.com/G6Cb08TjG8

— Samsung US Newsroom (@SamsungNewsUS) February 11, 2020

Kështu ata mund të përdorin opsionin zoom in të kamerës që deri në 100 herë i afron objektet, që ndoshta kanë shkronja më të vogla apo ikona të ndryshme. Për ta dokumentuar këtë janë publikuar video të ndryshme që e dëshmojnë këtë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videot e publikuara më poshtë që vërtetë janë mbresëlënëse, dhe gjykuar nga kërkesat e mëdha Galaxy S20 do të jetë një nga telefonat më të kërkuar të vitit.

My hands on with the new #Samsung Galaxy S20 Ultra 5G! The camera zoom is so good it's basically invasive.
Quad Camera with 100X zoom

#unpacked2020 #Unpacked #Galaxy #GalaxyS20 #GalaxyS20Ultra5G #S20 #s20ultra #5G pic.twitter.com/HY6cEwLFvk

— DaPoets (@DaPoetsTerrence) February 11, 2020