Zonja e parë e Ukrainës takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të hënën, teksa ajo filloi një seri paraqitjesh të profilit të lartë në Uashington që do të përfshijë një takim me homologen e saj amerikane Jill Biden.

Flamujt blu dhe të verdhë ukrainas u valvitën së bashku me ata amerikanë në Pensilvania Avenue ndërsa Zelenska po shkonte për vizitën e saj të parë të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara, takimin me Blinken, raporton Associated Press.

Departamenti i Shtetit njoftoi dhe më pas anuloi një paraqitje të shkurtër të planifikuar nga Blinken dhe Zelenska përpara fotografëve atje. Udhëtimi i mbajtur në një porfil të ulët tregon se Zelenska nuk po udhëton si përfaqësuese zyrtare e qeverisë së bashkëshortit të saj, presidentit Volodymyr Zelensky. /abcnews.al