Zogjtë e rrezikshëm të Australisë, po përhapin zjarrin në fusha

Një numër i madh i zogjve vendorë të Australisë po e përkeqësojnë gjendjen e zjarrit që ka përfshirë vendin që një kohë të gjatë.

Këta zgoj janë të njohur se përdorin zjarrin duke e shpërndarë nëpër fusha dhe që të gjejnë më lehtë prenë e tyre në fushat e Australisë, njofton Klan Kosova.

Ky veprim i zogjve ka bërë që atyre t’u thuhet “zjarrvënës” pasi janë parë duke përhapur zjarre me shkopinj që digjeshin dhe duke i hedhur në fusha të thata për të trembur kafshët më të vogla.

Deri në vitin 2018 mendohej se zogjtë thjesht përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic, por ekspertët vendas, si Anthony Molyneux i Parkut të shkretëtirës “Alice Springs” ishin ndër skeptikët.

“Nëse shkopi hidhet ashti duke u djegur, atëherë do të fillojë një zjarr tjetër” tha ai, shkruan Daily Mail.