Zogjani i irrituar me Elvis Hoxhën e Hysamedin Ferajn: Qe kush jep mendim, kjo është Kosova e Ademit e Zahirit

Artisti Jeton Zogjani duket se është nervozuar me filozofët e Vetëvendosjes, Hysamedin Ferajn e Elvis Hoxhën.

Aktori citoi Pashko Vasën, në poezinë e tij “O Moj Shqypni, e Mjera Shqypni”, për të përshkruar zhgënjimin e tij.

“Por sot, Kosove, pa m’thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe” – shkroi Zogjani.

Tutje, aktori me fjalë të tjera la të kuptohet se Kosova e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit… ka degraduar tash kur Feraj e Hoxha japin mendim për situatën në Kosovë.

“Qe kush jep mendim per Kosoven, kjo eshte Kosova qe e dashti, Adem Jashari, Zahiri, Fehmi e Xheve Lladrovci…” – shkruan Zogjani.