Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar arsyen se se të mërkurën gjatë ditës ka pasur trafik të dendur në Prishtinë.
Për shkak të trafikut, qytetarët janë ankuar në rrjete sociale.
E, Zogaj në rrjetin e tij social “X” shkroi se për shkak të disa aksidenteve në komunikacion, gjendja është vështirësuar.
“Të dashur, sot kemi pasur trafik më të dendur se zakonisht në qytetin e Prishtinës, për shkak të disa aksidenteve në komunikacion, në të njëjtën kohë, të cilat kanë shkaktuar kolona të gjata”, ka deklaruar ai.
Njoftim
— Alban Zogaj (@albanzogaj) September 20, 2023
Të dashur, sot kemi pasur trafik më të dendur se zakonisht në qytetin e Prishtinës, për shkak të disa aksidenteve në komunikacion, në të njëjtën kohë, të cilat kanë shkaktuar kolona të gjata. #Kryeqyteti pic.twitter.com/tUqzZaX3k3







