Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj i ka quajtur uzurpatorë të rinj presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Zogaj ka thënë se vendimi i presidentes Osmani për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka është përpiluar nga kryeministri Kurti.

“Uzurpatoret e rinj. Noterja Vjosa Osmani e paska nenshkru vendimin qe Albini e ka perpilu, e gjithe kjo, me e nenshtru cdo institucion kredibil”, ka shkruar Zogaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka finalizuar sot synimin e saj për ta shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës. Paraprakisht, Osmani ka provuar që ta shtyjë Dakën të japë dorëheqje, në këmbim të një mirënjohjeje nga Presidenca.

Në arsyetimin për shkarkimin e Dakës, përmendet ndër tjerash se sipsas presidentes, kryetarja e KQZ-së nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë.