Zogaj thotë se në videon e Arben Vitisë ka doza fashizmi

Analisti Petrit Zogaj ka komentuar videon e Arben Vitisë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Prishtinës, ku shfaqet duke qeshur me një ide të kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, shkruan Gazeta Express.

Zogaj tha se kjo video ka doza të fashizmit, teksa deklaroi se një gjë e tillë duhet të dënohet.

Analisti poashtu tha se duhet edhe të mos merret në konsideratë kandidatura e tij për kryetar të Prishtinës.

“Prej kur qenka normale qe me e perqeshe nje person tjeter per menyres se si flet, per zerin e per gjestet? Arben Vitia permes nje video denigruese e paska sulmuar Perparim Ramen. Kjo doze fashizmi e Vitise do te duhej me u denu dhe njekohesisht as mos me u marre ne konsiderate kandidatura e tij per kryetar te Prishtines”, ka shkrtuart ai.