Protestë

Zogaj takohet me protestuesit: S’kemi ndikim të kompanitë private, do të bëjmë çmos që pagat të rriten

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj është takuar me punëtorët teknikë të shkollave dhe QMF-ve, të cilët protestuan duke kërkuar rritjen e pagave, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit tha se kërkesat e punëtorëve janë legjitime dhe se ata punojnë me paga  jo të dinjitetshme. Zogaj ka sqaruar se ata nuk mund të kenë ndikim te kompanitë privatet se i përket lartësisë së pagave, por që shtoi se do të bëjnë çmos që të ketë rritje.

“Kishim një takim me Sindikatën e punëtorëve të kompanive private të cilët kanë një kërkesë shumë legjitime për rritje të pagave në sektorin privat dhe flasim për pjesën e punëtorëve teknik të shkollave të mesme fillore por edhe të punëtorëve teknik të Qendrave të Mjekësive Familjare”.

@ballkani.info “Keni me na lutë”- Punëtorët e QMF-ve dhe shkollave i japin afat 2 javë Komunës, ose të rriten pagat 450 euro ose nuk punojmë #prishtina #protesta #page #jusufazemi #azemi #kosova🇽🇰 #goviral #kosovatiktok #shqipe ♬ original sound – Ballkani.info

“… ne si Komunë nuk kemi ndikim direkt tek kompanitë private për rritje të pagave, por e kemi mundësinë që të hyjmë në diskutim me ta dhe përmes proceseve tona të prokurimit të fillojmë negocimin dhe diskutimin që këto paga të rritën sepse janë të ulëta, më të ulëta e paga minimale në vendin tonë dhe sot marrin një pagë cila është e papranueshme diku nën 250 euro”.

“Ne u pajtuam sot edhe me Sindikatën që shumë shpejt të fillojmë me sektorin privat që këto paga të rriten dhe të jenë të dinjiteteshme për punëtorët teknik në shkolla fillore të mesme. por edhe në Qendra të Mjekësisë Familjare. Komunikimi me Sindikatën ishte shumë korrekt dhe do bëjmë çmos që pagat t’i rrisim në të ardhmen e shpejtë”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se kanë marrë garanci që për punëtorët e QKM-ve nga muaji tjetër pagat të jenë 300 euro, raporton EO.

“Ishte një takim i mirë një takim i qetë përkundër asaj që ne nuk harrojmë të ua themi atë çfarë ata na kanë për borxh mungesa e komunikimit dialogimit është çështje e vrazhdë dhe nuk ia falim askujt e thamë edhe sot merre ose leje Komuna e Prishtinës na tha se për punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare menjëherë nga muaji tjetër do jenë me pagë 300 euro”.