Zogaj: Me e mbështet dakordesinë e Ohrit duhesh me qenë i përfshirë në afera korruptive

Analisti, Petrit Zogaj, ka kritikuar mbështetësit e dakordimeve të Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se për ta mbështetur këtë marrëveshje duhet me i plotesu dy kushte.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se njeri nga kushtet është me qenë i përfshirë në afera korruptive për ndërtime pa leje.

“Duhesh me i plotesu dy kushte qe me e mbeshtete dakordesine e Ohrit: duhesh me qene i perfshire ne afera korruptive per ndertime pa leje, potencialisht nen hetime dhe duhesh me punesu ndonje familjar ne qeveri. S’po shoh mbeshtetje ma parimore”, ka shkruar Zogaj.