arrestim

Zjarrvënie afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit, arrestohet i dyshuari

Në një njoftim në faqën zyrtare, Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot është arrestuar një i dyshuar për zjarrvënie.

“Policia e Kosovës është angazhuar intensivisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe ndaj atyre personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Polica e Kosovës ju bën apel të gjithë qytetarëve që të mos i djegin hapësirat fushore hamulloret, në të kundërtën do të ndëshkohen.