Një lokal mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri në Prishtinë.

Lokali gjendet në rrugën “Bajram Kelmendi” te 4 Lullat.

Përpos dëmeve materiale që i janë shkaktuar këtij lokali, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.