Zjarri përfshin ullinjtë e fshatit Sherishtë në Vlorë, flakët rrezikojnë shtëpi dhe stane

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Sherishtë të Vlorës. Flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi kanë djegur disa rrënjë ullinj.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm, ndërsa rrezikojnë disa banesa dhe stane. Forcat zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Banorët e zonës janë angazhuar për të ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit.