Zjarri përfshin një lokal në qendër të Prishtinës

Një zjarr i madh ka përfshirë një prej lokaleve që gjendet në qendër të Prishtinës.

Zjarri është parë saktësisht në afërsi të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ‘Hotel Grand’ .

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, por që dëmet nga ky zjarr janë mjaftë të mëdha.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur përreth këtij lokali derisa pritet që zjarrfikësit të arrijnë të shuajnë atë.