Zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia: Rasti nën hetime

Mbrëmjen e së shtunës është përfshirë nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se zjarri është lokalizuar.

“INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime.