Dy zyre brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Intervenimi i ekipit të Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe fatmirësisht është lokalizua zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, zyra e të cilit dyshohet se është djegur në IML.

Në një foto që ka publikuar REL, shihet Gërxhaliu mjaft i shqetësuar.

Ai ka kapur kokën me duar.

@ballkani.info Zjarr i madh në QKUK, flakët kaplojnë njërin ndër objektet #zjarr #prishtina #qkuk #kosova🇽🇰 #tym #flak #go #kosovatiktok ♬ original sound – Ballkani.info

Ndryshe, Insajderi ka kontaktuar udhëheqësin e zjarrfikësve, Mal Gashi i cili ka konfirmuar se është shuar zjarri.

Sipas informative të tij, në zyre ka pasur dokumente e letra të ndryshme.

“Informatën e kemi marr 2 minuta para orës 8. Në zyrë janë djegur letra e dokumente. Ekipet kanë shkuar shumë shpejt dhe kanë arrit me lokalizu zjarrin:”.