Zjarri në Gërmi, deklarohet Shpend Ahmeti

Parku i Gërmisë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook ka shkruar se zjarri në atë pjesë është lokalizuar.

Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar dhe as për shkakun e zjarrit.

Ahmeti ka thënë se do të insistojë që të kuptohet arsyeja e zjarrit në parkun e Gërmisë.

“Zjarri në parkun e Gërmisë është lokalizuar. Falënderojmë zjarrfikësit dhe punëtorët e Hortikulturës dhe drejtorive përkatëse në Komunë për veprimin e shpejtë. Do të mundohemi të kuptojmë shkakun e zjarrit në parkun tonë”, ka shkruar Ahmeti.