Policia raporton se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë fabrika private për përpunimin e plastikës.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Policia bën të ditur se rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe një njësiti i KEDS-it. Ndërkaq është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.







