Ferizaj

Zjarri i madh në Ferizaj, digjet thuajse tërësisht “Viva Fresh Store”

Është djegur tërësisht mbrëmë objekti i supermarketit Viva Fresh Store në Ferizaj.

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dal shpejt në vendin e ngjarjes, derisa nuk është raportuar për të lënduar.

Komandanti i Zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi, ka thënë për Klan Kosova se ka pasur zjarrfikës që kanë ardhur nga shtëpitë e tyre për të iu ndihmuar kolegëve të tyre në shuarjen e zjarrit që e ka kapluar këtë supermarket.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë person të lënduar.

Ashtu siç shihet edhe në pamje, dëmet materiale duken të konsiderueshme.