Zjarrfikësit e Vitisë ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshimet

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut, kanë rënduar gjendjen në shumë pjesë të Kosovës, shkruan Ballkani.info

Zjarrfikësit e Vitisë janë aktivizuar me tërë potencialin e tyre për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilët po përballen me situata të ndryshme të rënda.

Përmes profilit të tyre në Facebook, Zjarrfikësit e Vitisë kanë postuar disa fotografi nga aktivitetet e sotme duke iu ndihmuar qytetarëve që janë duke u përballur nga vërshimet e fundit.

Reshjet e shiut,  të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rënë me intensitet të lartë, kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: