Reshjet e fundit të shiut dhe borës të cilat kanë përfshirë Kosovën kanë vështirësuar qarkullimin e qytetarëve.

Shumë zona janë përmbytur nga reshjet e shiut, e qytetarëve në këtë situatë emergjente u kanë dalë në ndihmë zjarrfikësit, shkruan Reporteri.net.

Në një situatë të tillë është gjetur edhe një qytetar vetura e të cilit ka ngecur poshtë urës Vragoli të Fushë Kosovës e cila është përmbytur nga shiu.

Zjarrfikësit e Prishtinës, në krye me komandantin e zjarrfikësve, Latif Zeka kanë intervenuar intervenuar duke ndihmuar në nxjerrjen e veturës.