Zjarrfikësit e Pensilvanisë heqin tepsin për tortë nga koka e 2-vjeçares

Zjarrfikësit në Pensilvani kryen një shpëtim të pazakontë kur një vajze 2-vjeçare i ngeci kokën në një tepsi për ëmbëlsira.

Erin Meixel, nga Mifflin County, tha se vajza e saj, Quinnley, po luante me një tepsi për torta, të cilit i ishte hequr pjesa e mesme, kur ajo vendosi tiganin mbi kokë dhe ngeci.

“Ajo e mbante atë si një shall rreth shpatullave të saj derisa zjarrfikësit arritën. Ajo ishte ende në gjendje të hante dhe të pinte ndërsa kishte këtë kanaçe rreth saj”, tha nëna për WGAL-TV, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Meixel telefonoi shërbimet emergjente dhe zjarrfikësit nga Junction Fire Company në Lewistown u thirrën në shtëpi.

Zjarrfikësit përdorën gërshërë për preje metali në mënyrë që ata ta prejnë enën dhe ta lirojnë vogëlushen. Gripi i zjarrfikëse ndau foto nga shpëtimi i pazakontë në Facebook.

Meixel tha se vajza e saj i ka ngjarë asaj – pasi që kur vet Meixel ishte fëmijë, edhe ajo kishte kërkuar “shpëtimin” e saj kur këmbët e saj u mbërthyen në një karrige plastike.