Zjarrfikësit e Deçanit, janë të parët që u kanë dalë në ndihmë vëllezërve nga Shqipëria të cilët po përballën me zjarret e shumta.

Ata janë nisur sonte me disa mjete drejt Shqipërisë, derisa fotografitë i kanë publikuar në Facebook, raporton Gazeta Demos.

Të kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka autorizuar shkuarjen e FSK-së në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.