Zjarrfikësi në Malishevë i lënduar nga zjarret shuan etjen

Komuna e Malishevës është ndër komunat që po përballet me zjarret të cilat kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Kosovës.

Në faqen zyrtare, komuna ka publikuar një nga zjarrfikësit i cili po shuante etjen pas përballjes me zjarre.

Në fotografi ai shihet të jetë i lënduar në duar.

“Ky zjarrfikës, shuan etjen e tij, pas shuarjes së zjarrit, ndërsa shihet edhe i përgjakur gjatë luftës së tij me zjarret. Kjo foto është bërë në Lladrovc, në pasditen e djeshme, përderisa zjarrfikësit e Malishevës, përballen me zjarret dhe kjo është përditshmëria e tyre në punë, pa orar, 24 orë në ditë në shërbim”, thuhet në njoftim.