Presidentja

Zjarret në Turqi, Presidentja Osmani i shkruan Erdoganit: Kosova është me ju, lutemi për të gjithë

Turqia po përballet ditëve të fundit me zjarre shkatërruese ku për pasojë kanë vdekur të paktën tre persona.

Presidenti e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar një telegram solidarizues homologut turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ajo ka pohuar se Kosova po qëndron përkrah popullit turk në këto ditë vështira dhe lutet për të gjithë të prekurit.

Heroi që humbi jetën në Turqi, ndihmoi zjarrfikësit dhe humbi jetën nga zjarri.

“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese”, shkroi fillimisht ajo.

“Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, zjarret kanë shkatërruar disa pyje gjersa kanë lënë të lënduar mbi 150 persona.