Zjarret në Portugali ia marrin jetën një zjarrfikësi

Një pilot i një avioni zjarrfikës në Portugali vdiq të premten kur avioni i tij u rrëzua gjatë një operacioni në verilindje.

Temperaturat janë mbi 40 gradë Celsius mes valës së të nxehtit në shumë pjesë të vendit, ndërsa rreth 30 mijë hektarë tokë janë djegur.

Një zjarr i madh që filloi javën e kaluar në komunën Ourém, në veri të Lisbonës, u rindez të martën për shkak të erërave të forta, raporton Euroneës, transmeton Express.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile i vendit tha se 860 njerëz ishin evakuuar nga disa fshatra dhe rreth 160 njerëz, duke përfshirë të paktën 70 zjarrfikës, kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Në komunën e afërt të Leiria, shtëpitë ishin djegur, me flakët që shkaktuan mbylljen e tre rrugëve kryesore. Shumë vendas janë ankuar se nuk kishte zjarrfikës dhe burime të mjaftueshme për të luftuar zjarret.