Zjarret e qëllimshme djegin qindra hektar me pyje në Viti

Në mënyrë paradoksale dhe me temperatura ndjeshëm më të ulëta se sa stina e verës, Komuna e Vitisë, po përballet në këtë fund mars, me një situatë emergjente të zjarreve në zona me pyje.

Nga të dhënat e para nuk bëhet fjalë për dukuri natyrore, por shkaktarë është dora e njeriut thuhet në reagimin e Imri Emërllahut koordinator i EVSB-së në Viti.

Sipas tij nga data 23 – 26, mars, zjarri pa ndërprerë digjte pyllin në pjesën veriore të fshatit Ramjanë, dhe fshatit Tërpezë.

Zjarrefikesat në Viti janë njoftuar me kohë për fikje të zjarrit, ata kanë dalur në vend ngjarje edhe përkundër terrenit të pa përshtatshëm, dhe erërave të forta që fryenin gjatë këtyre ditëve, ata arritën t`i shuajnë zjarret.

Por prapë po në të njëjtin vend zjarri u lajmërua edhe me datën 29.03.2019, rreth orës 11:00, dhe EVSB, ka informuar Brigadën e zjarrfikësve në Viti, ata kanë dalur nê vend ngjarje prapë dhe ende po përballen me zjarre.

Sipas burimeve nga qytetarët, por edhe nga zjarrfikësit dyshohet se zjarret po i shkaktojnë vet rojet e pyjeve.

Zjarri thuhet nga zyrtaret e brigadës se zjarrfikëseve se është shuar me dhjetëra herë, dhe prapë ndezët me dhjetëra herë, kjo të bën të kuptosh se zjarret janë të qëllimshme nga vet faktori njeri.

Burimet për EVSB-në, tregojnë se roja që ruan at pjesë edhe pse është kërkuar nga zjarrfikësit që tua tregoj rrugën, ai nuk është parë askund.

Në këtë zonë nga zjarri janë të rrezikuara edhe pishat që gjenden mbi fshatit Ramjanë, dhe pjesa t’jetër mbi fshatin Tërpezë.

Sipas informacioneve të qytetarëve dhe zjarrfiksave, shumica e zjarreve që janë shfaqur javëve të fundit të Marsit, kanë qen të qëllimshme, të vendosura nga vet dora e njeriut.

EVSB, apelon për përgjegjësi ligjore ndaj atyre që vënë zjarre të qëllimshme, dhe paralajmëron se cilat do që të jenë arsyet e zjarrvënjeve, kjo është një veprimtari kriminale dhe e dëmshme ligjërisht thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahut./Rajonipress

FOKUS