Zjarr në një shtëpi në Lipjan, policia jep detaje

Policia njofton për një incident zjarri në një objekt ndihmës të një shtëpie në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan. Nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm për dëme mareriale.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm.

Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.