Zjarr në një parcelë hekurishtesh në Podujevë (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak minutash në një parcelë të një lagjeje në Podujevë.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, kjo parcelë bënë mbledhjen e hekurishteve.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Te Qershiat” në hyrje të Podujevës.

Vlen të theksohet se afër vendit ku ka ndodhur zjarri ka objekte afariste dhe një pompë e derivateve.