Stamboll

Zjarr në një klub nate në Stamboll, 15 të vdekur

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar nga zjarri në një klub nate në pjesën qendrore të Stambollit gjatë punës riparuese, tha të martën kryetari i qytetit, Ekrem Imamoglu.

Shtatë nga tetë personat e lënduar janë në gjendje kritike, tha Imamoglu, duke shtuar se zjarri ishte shuar dhe se të plagosurit po trajtoheshin në spitalet aty pranë, raporton agjencia “Reuters”.

“Një hetim për incidentin ka nisur”, tha zyra e guvernatorit të qytetit në një deklaratë./Ballkani.info/