Zjarr në një banesë të Matit në Prishtinë
Një banesë në rrugën C në Prishtinë është përfshirë nga zjarri të dielën.
Nga fotografitë e siguruara nga Koha.net, shihet ekipi i zjarrfikësve të cilët po qëndrojnë poshtë kësaj ndërtese.
Koha.net ka kontaktuar me zyrtarë policorë mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë informacion më të detajuar.