Zjarr në Lumbardh, digjet objekti me ushqim të bagëtive

Një pronari nga fshati Lumbardh i Deçanit sot i është përfshirë nga zjarri objekti ku po mbante ushqimin e bagëtive.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 dhe sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Unë jam në vendin e ngjarjes për momentin, policia janë prezentë dhe po merren me rastin. Kanë ardhë edhe zjarrfikësit”, ka thënë një banor i cili ka treguar për rastin.

Dëshmitari ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

“Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Banorët që kanë qenë afër kanë dalë në ndihmë”, ka thënë dëshmitari.

Video nga vendi i ngjarjes:

loading…