Zjarr në KZAZ nr 6 të Vaut të Dejës, 2 policë të plagosur/ Lleshaj: Ligji do të veprojë

Është tensionuar situata në bashkinë e Vaut të Dejës, ku mbështetësit e opozitës kanë nisur protestat përballë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e tyre nga materialet zgjedhore.

KZAZ-së numër 6, konkretisht i është vënë zjarri, si pasojë janë plagosur dhe 2 policë.

Lidhur me situatë ka reaguar edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj me një status në twitter.

‘Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov.

Ligji do të veprojë!’, thotë Lleshaj.