Zjarr në Gjykatën Themelore të Pejës

Mbrëmë rreth orës 23:08, një zjarr ka kapluar një pjesë të Gjykatës Themelore të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se policia është informuar se mbrëmë ka dalë nj tym prej një pjese të Gjykatës por reagimi i të gjitha njësive ka qenë i shpejtë.

Zjarri ka arritur të fiket menjëherë.

Sipas Ibrajt, zjarri ka ndodhur në katin përdhese dhe aty janë shkaktuar disa dëme.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.