Zjarr në barnatoren Rexall në Prishtinë, Policia jep detaje

Nga zjarri që e kishte kapluar barnatoren në orët e para të mëngjesit nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet duke e cilësuar si “zjarrvënie”. Kështu ka bërë të ditur për KoosvaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, ka treguar Ahmeti.