Shqipëri

Zjarr masiv në pyllin pranë Ersekës

Një zjarr masiv ka rënë gjatë natës dhe vijon ende në pyllin pranë fshatit Boshanj në Ersekë, në juglindje të vendit.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe 15 hektarë.

Ndonëse terreni është malor, autoritetet po ndërhyjnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në zonën ku ka rënë zjarri nuk ka banesa, të cilat mund të rrezikoheshin.

loading…