Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak çasteve në serrat e kompanisë Hortikultura në Prishtinë, respektivisht në rrugën “Fehmi Agani” .

Zjarrfikësit kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje gjigante të energjisë elektrike, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë edhe forcat e Policisë së Kosovës, por zjarri vazhdon ende të jetë aktiv.

Ballkani.info do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.