Zjarr i madh në Kazermën e FSK-së në Istog

Një zjarr i madh raportohet të ketë shpërthyer në Kazermën e FSK-së në Istog.

Lajmin e ka publikuar portali Indeksonline, duke theksuar se zjarri ka shpërthyer në një aneks të kazermës.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar e as për dëme të mëdha materiale.

Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e FSK-së e kanë lokalizuar zjarrin, dhe janë duke e ndalur.