Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Pagarushë, të komunës së Malishevës. 

Të gjitha ekipet e ndërhyrjes janë në vendngjarje duke u përballur me zjarrin, i cili ka kapluar një hapësirë të madhe. 

Zjarrfikësit e Malishevës, Suharekës, Rahovecit, Mamushës, policia, ekipet komunale dhe vullnetarë, janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.