Ziyech do të largohet nga Chelsea

Hakim Ziyech do të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të sezonit aktual. Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Ziyech ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta nxjerrin në shitje gjatë verës.

Ziyech ka marrë vendim të largohet nga Chelsea pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur këtë sezon.

Marokeni 28-vjeçar në 27 ndeshje të luajtura në sezonin e tij te Chelsea ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime.

Ai te skuadra londineze u transferua verën e shkuar nga Ajaxi si përforcim i madh por që nuk ka arritur të stabilizohet në përbërjen e parë. Chelsea për Ziyechun që ka kontratë deri në vitin 2025, pagoi 40 milionë euro dëmshpërblim.