Zimbabve, mbi 40 të vdekur në një aksident rrugor
Fotot e postuara në Twitter nga Kryqi i Kuq i Zimbabves tregojnë mbetjet e një autobusi që është djegur plotësisht.
Policia në Zimbabve bëri të ditur se më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus, transmeton Anadolu Agency.
Zëdhënësja e policisë, Charity Charamba, tha se të paktën 20 të tjerë u lënduan, disa me djegie të rënda, në aksidentin të enjten mbrëma.
Charamba tha se nuk ka detaje për shkakun e aksidentit. Fotot e postuara në Twitter nga Kryqi i Kuq i Zimbabves tregojnë mbetjet e një autobusi që është djegur plotësisht.
Aksidenti ndodhi në rrethin e Gwanda, rreth 550 kilometra në jug të Harare, kryeqyteti i Zimbabve.