Zihet me infermieren, e moshuara vdes nga plagët e marra në spital

Familja e një të moshuare po kërkon drejtësi pasi gjyshja vdiq nga plagët e tmerrshme që mori në spital nga një infermiere. Infermierja i shkaktoi plagë të mëdha në trup dhe fytyrë saqë ishte e vështirë për t’u njohur.

Carol Smith, 77 vjeç, vdiq pasi pësoi një thyerje të hundës dhe nofullës, një frakturë të kafkës dhe një gjakderdhje të madhe në tru dhe një hetim është hapur për këtë çështje.

Vajza Jennifer Shannon, 50 vjeç, tha se nëna Carol u shtrua në spital pasi u rrëzua në shtëpi, por ishte mirë, e ulur në shtrat dhe nuk kishte asnjë dëmtim të madh.

Jennifer pretendon se ajo mori një telefonatë të nesërmen ku i thanë se nëna e saj ishte plagosur pas një sherri me një infermiere. Ajo u tmerrua kur mbërriti në spital dhe pa nënën e saj të mbuluar me shenja në fytyrën e saj dhe e ënjtur.

Carol pësoi një gjakderdhje në tru dhe humbi jetën. Prokurori i Qarkut Bristol po heton incidentin në Spitalin Sturdy Memorial në Attleboro, Massachusetts, SHBA.

Jennifer tha: “Isha në shok dhe tmerr se sa katastrofike ishin dëmtimet e saj. Ajo kishte një hundë të thyer, e gjithë pjesa e djathtë e fytyrës dhe nofullës së saj ishin thyer, si dhe thyerje të shumta në kokë. Mjeku më tha se ajo u grind me një infermiere dhe kur u përpoq ta godiste infermieren ajo u rrëzua. Si ra dhe theu pjesë të shumta të fytyrat dhe kokës?”

Mamaja e katër fëmijëve Carol u dërgua në spital me ambulancë pasi kishte rënë brenda shtëpisë së saj më 30 Korrik.

Ajo ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm në 2009 dhe pësoi një dëmtim në kokë i cili e bëri atë të paqëndrueshëm dhe të ndjeshëm ndaj rrëzimeve.

Vajza Jennifer dhe mbesa Makayla, 14 vjeç, shkuan për të vizituar Carol më 1 Gusht dhe thanë se ajo nuk kishte lëndime të dukshme. Por të nesërmen, ajo mori një telefonatë shkatërruese.

Mamaja ime po qante dhe unë pyeta çfarë ndodhi me nënën time? Iu drejtova gruas që qëndronte atje, një anëtare e stafit dhe mamaja ime tha “mos fol me të ajo do të të vrasë, shiko çfarë më bëri, ajo më rrahu”, është shprehur Jennifer .

Prokurori i Qarkut Bristol konfirmoi po vazhdojnë ende hetimet dhe ata nuk kanë asnjë koment tjetër për të bërë momentalisht.