Best Western Hotel Galla

Zihet keq këshilltarja e ministrit Bislimi: Ka të regjistruar vetëm 1 punëtor në hotelin e saj luksoz

Kaltrina Zeka, këshilltarja e ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimit, është zbuluar se në hotelin e saj luksoz ka të regjistruar vetëm një punëtor.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, në hotelin me emrin “Best Western Hotel Galla” ku pronare është Kaltrina Zeka, konfiguron si i regjistruar vetëm një punëtor.

Në hotelin luksoz të cilin mund të shikoni duke klikuar KËTU dhe mund të shihni numrin e punëtorëve që janë të angazhuar, ndërkaq në ARBK ka vetëm një të deklaruar.

Kujtojmë se pas ardhjes në pushtet ministri Bislimi doli qesharak kur tha se ka ulur papunësinë për 6.6% dhe tha se është shumë mirë që njerëzit e Vetëvendosjes po i formalizojnë bizneset dhe po i deklarojnë punëtorët e tyre. Por, sipas tij, është shumë keq nëse këtë rritje të numrit të të punësuarve po e bëjnë për të përfituar vetë nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Më poshtë keni statusin e këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj i cili bëri vet të ditur këtë lajm për media përmes një statusi.