Zidane jep lajmin e madh për Sergio Ramosin

Sergio Ramos, kapiteni i Los Blancos, është gati për të zbritur në fushë.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Nuk zbuloi nëse do ta ftojë për Osasunën dhe nëse do të ketë minuta, por fakti se është stërvitur me ekipin, francezi thotë se kapiteni është gati për të luajtur.

Çfarë mund të na thoni për Ramosin, a mund të ketë minuta kundër Osasunës për të qenë më pas gati 100% për ndeshjen me Chelsea?

“Tashmë stërvitet me ne, është lajm i mirë, do të thotë se mund të jetë me ne. Për më shumë do ta dini sonte, pas listës. Por tashmë Sergio është gati për të qenë me ne”.