Zhvlerësohet lira në Turqi, shpërthejnë protestat kundër Erdoganit

Dhjetëra vetë dolën në protesta në Ankara duke ngritur zërin kundër situatës së rënduar ekonomike të vendit, në një kohë kur lira turk shënoi një zhvlerësim prej 43% kundrejt dollarit amerikane dhe vëzhguesit thonë se rënia e lirë e monedhës kombëtare, do të vazhdojë.

Inflacioni në Turqi ka mbërritur nivele rekord; jeta është shtrenjtuar, fuqia blerëse ka rënë , e megjithatë Erdogan nuk do që të rrisë normat e interesit duke shkaktuar kështu rritje edhe më të madhe të inflacionit.

Luhatjet e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të çmimit të lëndëve ushqimore e kanë rënduar shumë popullsinë turke. Protestuesit dogjën në shesh në mënyrë simbolike letra që paraqesin karta krediti.