Zhvillimet për Tribunalin – Partitë dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Parlamentar

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me punimet e seancës së rregullt.

Pas shumë debateve lidhur me formimin e Tribunalit për dënimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë, Kuvendi i Kosovës e ka formuar Komisionin Parlamentar për harmonizimin e hapave për këtë iniciativë.

Ndonëse fillimisht Lidhja Demokratike e Kosovës kishte një propozim të veçantë për rezolutë, edhe ky subjekt dërgoi përfaqësues në këtë Komision.

Përfaqësues dërguan edhe partitë tjera të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe Vetëvendosjen.

Komisioni në fjalë u formua me iniciativën e PSD-së.

Ndërkohë, përplasje ka pasur mes minsitrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Ky i fundit tha se krijimi i Tribunalit i merr shumë kohë Kosovës dhe se sipas tij më efektive do të ishte që krimet e luftës të ndiqen nga prokurorët vendor.

Komisioni: PDK, Memli Krasniqi, LDK, Vjosa Osmani, VV, Sami Kurteshi, AAK, Muharrem Nitaj, PSD, Dardan Molliqaj, Nisma, Enver Hoti, 6+, Duda Balje.