Zhvillimet në Ukrainë/ Presidenti i Ukrainës pritet t’i drejtohet popullit pas pak

Rusia ka vendosur t’i njohë si republika dy pjesë të Rusisë të kontrolluara nga separatistët pro-rusë.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar liderët perëndimorë, ndërsa së shpejti pritet që edhe presidenti i Ukrainës t’i drejtohet popullit të Ukrainës.

Edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar lidhur me këtë.

Biden pritet që së shpejti të dalë me një urdhër ekzekutiv që do të ndalojë investimin, tregtinë dhe financimin nga shtetasit amerikan në dy rajonet e njohura nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka deklaruar se e kanë pritur këtë veprim të Rusisë, ndërsa ka thënë se vendimi i SHBA-së do të vijë shumë shpejtë.