Anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë filluar të mblidhen në selinë qendrore të kësaj partie në Prishtinë.
Aty janë parë duke hyrë Avdullah Hoti, Agim Veliu, Imri Ahmeti, Lutfi Haziri e Gazmend Muhaxheri, asnjëri prej tyre nuk ka bërë të ditur se cilat janë arsyet e këtij takimi.
Ndërsa gjatë ditës, zyrtarë tjerë të LDK-së kanë thënë se do të ketë një takim të zakonshëm. Të kujtojmë se LDK dhe VV janë përplasur sa i përket heqjes së taksës dhe marrëdhenieve me SHBA-të.








