Zhvillimet dramatike në Ukrainë, vjen reagimi i ashpër nga Gjermania, Francca dhe ShBA

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë rënë dakord që dekretet e presidentit rus Vladimir Putin që njohin dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainë si të pavarura “nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha zëdhënësi i Scholz.

Në një deklaratë të hënën, zëdhënësi i Scholz tha se Scholz foli me Biden dhe Macron të hënën në mbrëmje për “përkeqësimin e situatës” pasi Presidenti rus njohu zyrtarisht dy të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk të hënën.

“Të tre palët ranë dakord se kjo lëvizje e njëanshme e Rusisë është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Minskut. Gjermania, Franca dhe SHBA-ja dënuan ashpër vendimin e presidentit rus. Kjo lëvizje nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha zëdhënësi.

Scholz, Biden dhe Macron shprehën solidaritetin e tyre me Ukrainën dhe përgëzuan reagimin e kujdesshëm të Ukrainës deri më sot, të udhëhequr nga presidenti Volodymyr Zelensky, shtoi ai.