Opozita e përbërë nga LVV-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja pritet ta shkarkojë sot kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovcin e LDK-së.

Shkarkimi i Bajqinovcit pritet të bëhet sot në seancën e jashtëzakonshme të asamblesë, e cila ka nisur sor rreth orës 15:00.

Kësisoj, partitë opozitare të pushtetit të Përparim Ramës, të cilët e kanë shumicën në Asamblenë Komunale, pritet të marrin pushtetin mbi pozitën e kryekuvendarit.

VIDEO BONUS: 🔴LIVE – Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje të jashtëzakonshme