Kufiri Kroaci-Serbi

“Zhitia Tursit”: Në orën 15:00 jemi nisur, në autobusë gjenden të gjithë dhe nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë

Disa nga autobusët me targa të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë, tashmë janë liruar që të vazhdojnë rrugën.

Kështu ka njoftuar kompania turistike “Zhitia Turist” autobusët e së cilës kanë qenë të bllokuar.

Në njoftimin e tyre thuhet se në orën 15:00 janë nisur autobusët për në destinacionet përkatëse.

“Në ora 15:00 janë nisur për në destinacionet e tyre të gjithë bashkatdhetarët që u bllokuan pa asnjë arsye të vetme në kufirin Kroaci – Serbi nga ana Serbe, po ashtu ju njoftojmë se në autobusë gjinden të gjithë dhe nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë nga autoritetet serbe, ne si kompani ju qëndruam afër aq sa mundëm me pije dhe gjëra ushqimore gjë që e kemi borgj sepse jemi të betuar në ditë të mira dhe në ditët më të vështira do të ju qëndrojmë afër bashkatdhetarëve tanë. Jua sqarojmë se nisjen e kishim të mundshme nga ora 13:00 mirëpo nuk pranuam sepse aty mbeteshin afërsisht 25 bashkatdhetarë për tu intervistuar jo vetëm në autobusët tanë mirëpo tek të gjithë që ishin aty ,mirëpo vendosëm TË GJITHË ose ASNJË” – thuhet në njoftimin e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovë, ka njoftuar se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Sipas MPJD-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

VIDEO BONUS: